Kanita Abdyli, nxënëse e shkollës “Shkëndija” në Hajvali ka zënë vendin e parë në garat ndërkombëtare në ese, ku konkurruan nxënës nga vende të shumta si: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Gjeorgjia, Armenia, Afrika dhe shumë të tjera nga mbarë bota, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës “Shkëndija” në Hajvali:
Bravooo Kanita Abdyli – krenaria e shkollës “Shkëndija”!
Nxënësja jonë e klasës 6/2, Kanita Abdyli, ka zënë vendin e parë në garat ndërkombëtare në ese, ku konkurruan nxënës nga vende të shumta si: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Gjeorgjia, Armenia, Afrika dhe shumë të tjera nga mbarë bota!
Ky rezultat mbresëlënës është dëshmi e qartë se shkolla jonë është vatër e dijes, talentit dhe përkushtimit.Kanita është shembulli më i mirë i asaj çka kultivohet çdo ditë në “Shkëndija”: dashuri për dijen, mendim kritik dhe krijimtari të lartë.
Një falënderim i veçantë për angazhimin profesional të mësimdhënëses së gjuhës angleze Nerxhivane Gashi, e cila me përkushtim të vazhdueshëm udhëheq dhe frymëzon nxënësit drejt suksesit.
Urime Kanita – jemi pafund krenarë për ty!
Drejtoresha e shkollës të uron suksese të njëpasnjëshme, dhe e gjithë shkolla “Shkëndija” feston këtë arritje madhështore!