Nxënësja Jora Kabashi do ta përfaqësoj Kosovën në Garat e Gjuhës Angleze në Itali

- Advertisement5 -

 

- paragrafi 1 -

Jora Kabashi, nxënëse e shkollës “Mitrush Kuteli” në Prishtinë do ta përfaqësoj Kosovën në Gara e Gjuhës Angleze në Itali, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës “Mitrush Kuteli”:

Jora Kabashi do ta përfaqësoj Kosovën në Gara në Itali

Pas kualifikimit të raundit të parë dhe të dytë të Olimpiadës Hippo 2026, Jora Kabashi arriti të shfaq talentin e saj në gjuhën Angleze në mesin e shumë pjesëmarrësve nga Kosova dhe tani është kualifikuar për garën e radhës në Itali.

- Advertisement - m2

Jemi shumë krenarë për arritjen tuaj dhe për përfaqësimin e denjë që keni bërë deri tani.

Tani ju pret një përvojë e veçantë në Venecia, dhe ju urojmë që ta shfrytëzoni maksimalisht këtë mundësi.

Shkoni me vetëbesim, përkushtim dhe energji pozitive.

Besojmë se do të ktheheni me rezultate të shkëlqyera dhe kujtime të paharrueshme.

Suksese!