Nxënësja Jeta Rama, nga shkolla “Daut Bogujevci”, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar çmimin e tretë në fazën e katërt të Olimpiadës së Gjuhës Shqipe, e mbajtur dje në Tiranë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Fushë Kosovë:
Drejtoria Komunale e Arsimit në Fushë Kosovë me krenari njofton se nxënësja Jeta Rama, nga shkolla “Daut Bogujevci”, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar çmimin e tretë në fazën e katërt të Olimpiadës së Gjuhës Shqipe, e mbajtur dje në Tiranë! 🇦🇱📚
📣 Vijojnë rezultatet pozitive të nxënësve tanë – Sukses i shkëlqyer i Jeta Ramës në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe!
Drejtoria Komunale e Arsimit në Fushë Kosovë me krenari njofton se nxënësja Jeta Rama, nga shkolla “Daut Bogujevci”, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar çmimin e tretë në fazën e katërt të Olimpiadës së Gjuhës Shqipe, e mbajtur dje në Tiranë! 🇦🇱📚
Kjo fazë përmbyllëse mblodhi së bashku 84 nxënës nga Kosova dhe Shqipëria, të përzgjedhur nga mbi 16,000 pjesëmarrës, të cilët dëshmuan dije, pasion dhe përkushtim për gjuhën tonë amtare.
🗣️ Drejtori i DKA-së, z. Fatlum Berisha, shpreh urimet më të përzemërta për nxënësen tonë të dalluar Jeta Rama, për këtë arritje që nderon jo vetëm shkollën dhe komunën tonë, por edhe përfaqëson denjësisht Kosovën në një garë mbarëkombëtare.
👏 Njëkohësisht, drejtori Berisha përcjell falënderime dhe përgëzime të veçanta për stafin arsimor të shkollës “Daut Bogujevci”, si dhe për të gjithë akterët e tjerë të përfshirë në përgatitjen e nxënësve tanë të talentuar. Kjo arritje është kurorëzim i punës së palodhshme, përkushtimit profesional dhe bashkëpunimit të frytshëm ndërinstitucional.
📖 Gjuha shqipe është ura jonë e përbashkët, e cila na lidh brez pas brezi. Le ta ruajmë, le ta kultivojmë dhe le ta promovojmë më tej këtë trashëgimi të çmuar kulturore përmes edukimit cilësor.