Nxënësja Hira Haxhibeqiri nga Prizreni, vetëm 11 vjeçe, po ec drejt skenave muzikore në Romë.
Ajo shkëlqeu në koncertin e organizuar nga Shkolla e Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren.
Hiren përpara e pret një sfidë e re, koncerti ndërkombëtar në Romë, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi i shkollës “Emin Duraku” në Prizren:
Me krenari ju prezantojmë nxënësen tonë, Hira Haxhibeqiri, e cila shkëlqeu në koncertin e organizuar nga Shkolla e Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren.
Me një interpretim mbresëlënës dhe një prezencë të veçantë skenike, Hira dëshmoi talentin dhe përkushtimin e saj në moshë të re, duke i dhënë jetë veprave të kompozitorëve të njohur:
Valsi melankolik – S. Majkapar
Tarantela – Burgmüller
Sonatina – Clementi
Duart e vogla – Mark Kaçinari
Poloneza – Chopin
Rumores de la Caleta – Albéniz
Përpara e pret një sfidë e re – Koncerti ndërkombëtar në Romë!
I dëshirojmë shumë suksese dhe jemi të bindur se do të përfaqësojë shkëlqyeshëm shkollën tonë dhe vendin tonë!