Nxënësja Hana Mani, do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e 53-të të Fizikës – IPhO 2023

- Advertisement -

Nxënësja Hana Mani, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Olimpiadën e 53-të Ndërkombëtare të Fizikës – IPhO 2023, e cila do të mbahet nga data 10 -17 korrik në Japoni.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë babai i saj, Agron Mani, përmes një njoftimi në Facebook, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

“Miq të dashur me knaqësi ju njoftoj se qika ime HANA MANI është përzgjedhur ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në garat botërore të Fizikës që do të mbahen në Tokyo, Japoni”, ka shkruar ai.