Florinda Mehmeti, nxënëse e shkollës “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë ka dalë ndër më të mirat në rajon, duke grumbulluar 93 pikë në Testin e Maturës Shtetërore.
E lindur në Skenderaj, Florinda me përkushtim, vullnet dhe punë të palodhshme ka dëshmuar rezultate të jashtëzakonshme, duke qenë shembull frymëzimi për bashkëmoshatarët e saj dhe komunitetin tonë.
Urime Florindës për këtë sukses të merituar – rruga drejt së ardhmes është e ndritur! /Marrë nga Ditori.com