Florinda Mehmeti, nxënëse e klasës XI/1 e shkollës së Mesme e Lartë e Mjekësisë “Dr.Xheladin Deda”, në Skenderaj ka marrë 145 pikë në garën e organizuar nga Instituti Atomi.
Postimi i shkollës:
Instituti Atom, organizatë e cila merret me identifikimin e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme, ka organizuar garën në të cilën mori pjesë edhe nxënësja e shkollës sonë, Florinda Mehmeti, kl. XI/1.
Florinda e fitoi këtë garë të pa konkurencë, ku nga 145 pikët e parapara të maksimumit të arritshmërisë, ajo i arriti që të gjitha, pra 145 pikët e mundshme.
Me këtë arritje ajo kalon drejtpërdrejt nga faza e parë në finale, pa kaluar nëpër faza tjera, duke kaluar dy faza përnjëherë.
Florindës i urojmë shumë suksese tutje dhe i dëshirojmë çdo të mirë!
Drejtoria e shkollës