Nxënësja Florinda Mehmeti me intelegjencë të jashtëzakonshme, përzgjidhet Atomiste e Institutit ATOMI

- Advertisement5 -

Shkolla e mesme e lartë e mjekësisë “Dr.Xheladin Deda” ka njoftuar se në garën ATOMI, e organizuar nga Instituti për Inteligjencë të Jashtëzakonshme, nxënësja e Florinda Mehmeti, XI-1 kaloi këtë garë duke u përzgjedhur Atomiste e këtij Instituti, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Shembullore në mësime, shembullore në garën ATOMI

Në garën ATOMI, e organizuar nga Instituti për Inteligjencë të Jashtëzakonshme, nxënësja e shkollës sonë, Florinda Mehmeti, XI-1 kaloi këtë garë duke u përzgjedhur Atomiste e këtij Instituti.

Kjo garë ka për qëllim zbulimin e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, ku Florinda suksesshëm kaloi dy faza njëkohësisht, dhe në fazën përfundimtare u testua individualisht duke e kaluar me sukses. Kjo është një dëshmi e qartë e përkushtimit, punës së palodhur dhe talentit të saj të jashtëzakonshëm.

- Advertisement - m2

Aftesitë e Florindes tregohen edhe pergjatë procesit edukativo-arsimor ku Florinda arriti ta perfundoj me sukses shembullor klasen e 11-të.

Urojmë që ky të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi të mbushur me suksese të tjera të këtij niveli!

Drejtoria e shkollës

FB IMG 1717921546186