Fiona Shaqiri, nxënëse e klasës V/2, në shkollën “Selami Hallaçi”, ka arritur sukses të shkëlqyer në garat e gjimnastikës artistike, duke u renditur në vendin e dytë në nivel të Kosovës, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës “Selami Hallaçi” në Gjilan:
Nxënësja e shkollës sonë, Fiona Shaqiri, nxënëse e klasës V/2, ka arritur sukses të shkëlqyer në garat e gjimnastikës artistike, duke u renditur në vendin e dytë në nivel të Kosovës.
Ky rezultat përfaqëson një arritje të rëndësishme si për Fionën, ashtu edhe për shkollën tonë, duke dëshmuar përkushtimin, disiplinën dhe talentin e saj në këtë fushë.
Suksese të tilla janë frymëzim për të gjithë nxënësit dhe dëshmi e vlerave që kultivohen në institucionin tonë.
I urojmë Fionës suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj sportiv dhe arritje edhe më të mëdha në të ardhmen. 👏🏅
