Nxënësja Erzana Mehmeti, ka botuar librin e saj të dytë, duke dëshmuar talentin, përkushtimin dhe dashurinë për letërsinë.
“Midis jetës dhe hënës” është titulli i librit të dytë që ka publikuar nxënësja Erzana, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi nga shkolla “Mitrush Kuteli” në Prishtinë:
📚 Me krenari ndajmë suksesin e ish-nxënëses sonë Erzana Mehmeti, e cila ka botuar librin e saj të dytë, duke dëshmuar talentin, përkushtimin dhe dashurinë për letërsinë.
Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për mbështetjen që ka marrë gjatë viteve të shkollimit nga mësimdhënësit e shkollës sonë, ajo ka dhuruar disa ekzemplarë të librave të saj për stafin arsimor.
Ky gjest i veçantë na nderon dhe na bën krenarë, sepse tregon se suksesi ndërtohet edhe mbi përkrahjen, motivimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.
I urojmë shumë suksese të tjera në rrugëtimin e saj krijues dhe presim që talenti i saj të vazhdojë të frymëzojë shumë të rinj e të reja. 🌟