Nxënësja e shkollës “Meto Bajraktari”, Erta Blakqori, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm duke u renditur në vendin e parë në garat komunale të Fizikës, shkruan AlbanianEducation.net.
Ky rezultat është dëshmi e talentit të saj, përkushtimit dhe punës së palodhur të stafit mësimdhënës.
Njoftimi i plotë i shkollës:
Vendi i parë në garat komunale të Fizikës – me sukses 100%!
Ky sukses ishte synimi ynë dhe, falë përpjekjeve të përbashkëta, u realizua me sukses të plotë.
Të gëzuar dhe plot entuziazëm, ndajmë me ju këtë arritje të shkëlqyer të nxënësve tanë, e cila është rezultat i punës së palodhur, angazhimit dhe përkushtimit të vazhdueshëm.
Në garat e Fizikës në nivel komunal:
Erta Blakqori – arriti vendin e parë 🥇
Trim Abazi – u rendit në vendin e gjashtë
Fizika, si një nga shkencat themelore, luan rol kyç në zhvillimin e mendimit logjik, inovacionit dhe kuptimit të botës që na rrethon 🌍⚙️.
Sukseset në këtë fushë janë dëshmi e nivelit të lartë akademik dhe përgatitjes së nxënësve tanë.
Falënderojmë mësimdhënësit e Fizikës për punën profesionale, përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj nxënësve tanë.
Urime nxënësve tanë!
Fitoret janë krenari dhe motivim pér ne
