Nxënësja Erta Blakçori e shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë është renditur e treta në lëndën e Fizikës në nivel shtetëror, duke dëshmuar përkushtim, dije dhe punë të palodhur.
Njoftimi i shkollës “Meto Bajraktari”:
🏆 Triumf në Garat Republikane!
Me krenari të madhe ndajmë suksesin e radhës të shkollës sonë në garat republikane.
Nxënësja jonë e talentuar Erta Blakçori ka arritur të renditet në vendin e tretë në lëndën e Fizikës, duke dëshmuar përkushtim, dije dhe punë të palodhur.
Ky rezultat është një arritje shumë e rëndësishme për të gjithë komunitetin tonë shkollor dhe një shembull i shkëlqyer se si përkushtimi dhe dashuria për dijen sjellin suksese të mëdha. 👏
Suksese të tilla na japin edhe më shumë motivim për të punuar fort, për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për të frymëzuar çdo nxënës që të ndjekë ëndrrat e veta.
Urime Ertës dhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë fitore, veçanërisht mësimdhënëses të Fizikës, Valbona Halitaj!
Jemi krenarë me ty, Erta!✨