Nxënësja Erleta Dajaku nga Skenderaj zë vendin e dytë në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe

- Advertisement5 -

Drejtori komunal i Arsimit në Skenderaj, Kastriot Duraku, ka njoftuar për suksesin e nxënëses Erleta Dajaku nga shkolla “Rifat Mëziu”, e cila ka zënë vendin e dytë në nivel kombëtar në Olimpiadën e dytë të përbashkët të Gjuhës Shqipe.

- paragrafi 1 -

Sipas Durakut, ky sukses është rezultat i talentit dhe punës së palodhshme të nxënëses, por edhe i angazhimit të mësimdhënëses Minire Geci dhe stafit të shkollës.

- Advertisement - M1

Ai theksoi se arritja e Erletës është krenari për shkollën, familjen dhe gjithë komunën e Skenderajt, duke i uruar asaj suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.

707137839 27187617327536189 3533685240220255171 n

Shqip | English