Erina Sedjiu, nxënëse e shkollës “Mehmet Gjevori” në Prishtinë ka dalë e para në Olimpiadën Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe të mbajtur në Tiranë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Kampionia e Olimpiadës Mbarëkombëtare 🇦🇱 🇽🇰 e Gjuhës Shqipe Erina Sejdiu🏅🥇🏆
Në garën e madhe kombëtare, me mbi 16,000 nxënës të shkëlqyeshëm, të dalluar e të talentuar me shkathtësi gjuhësore e letrare, nxënësja jonë, Erina Sejdiu, doli e para.
E para në nivel shkolle;
E para në nivel komune;
E para në nivel mbarëkombëtar.
Erina, tashmë gëzon epitetin “Kampione e Olimpiadës Mbarëkombëtare e Gjuhës Shqipe”.
Erina ka lartësuar Gjuhën Shqipe!
Erina ka shpërfaqur dijen, vlerat dhe dashurinë e madhe për Gjuhën Shqipe!