Nxënësja Ergesa Hasani zë vendin e parë në garën e Artit figurativ në nivel të klasave të shtata në Podujevë

- Advertisement -

Shkolla fillore “Dr.Ibrahim Rugova” në Podujevë ka njoftuar se nxënëset e tyre, Ergesa Hasani nga klasa e VII  dhe Eneida Vuqa nga klasa IV kanë zënë vendet e para në garën e Artit figurativ në nivel të komunës së Podujevës në kategoritë e tyre, shkruan Albanian Educaiton.

- paragrafi 1 -

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Përfunduan garat e nxënësve të oragnizuar nga Drejtoria për Kulturë,Rini dhe Sport në Art figurativ për nderë të 1 Qershorit – DITËS SË FËMIJËVE në mes të nxënësve të shkollave fillore të komunës së Podujevës.

- Advertisement -

Gara është zhvilluar drejtpërdrejt dhe vlerësuar nga komisioni.

Në këtë garë në përcjellje të mësimdhënëses Ardita Ahmeti nga shkolla jonë kanë marrë pjesë dy nxënëse: Ergesa Hasani nga klasa VII-3 dhe Eneida Vuqa nga klasa IV-1, ku njëherit edhe kanë triumfuar me vendin e parë në kategoritë përkatëse.

Nxënëseve tona ju dëshirojmë suksese tutje!👏