E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Nxënësja Era Januzi merr mirënjohje nderi në Olimpiadën e 12-të matematike evropiane të mbajtur në Slloveni

- Advertisement1-

Nxënësja Era Januzi e Gjimnazit i Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ka marrë mirënjohje nderi në Olimpiadën e 12-të matematike evropiane të mbajtur në Slloveni, shkruan Albanian Education.

Njoftimi i plotë i Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës:

- Advertisement -

Përfundoi me sukses Olimpiada e 12-të Matematike Evropiane për Vajza, e mbajtur në Slloveni.

Ekipi i Kosovës fitoi një Mirënjohje Nderi.

Mirënjohje Nderi ka fituar nxënësja Era Januzi.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur vajzat e talentuara në fushën e matematikës.

Për Kosovën kjo është vetëm hera e katërt e pjesëmarrjes në EGMO. Për këto katër vite pjesëmarrjeje Kosova ka fituar një medalje të bronztë më 2020, një medalje të argjendtë më 2021 dhe dy mirënjohje nderi më 2022 dhe 2023.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e falënderon Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionin për mbështetjen financiare të udhëtim të ekipit të Kosovës.

- Advertisement -rrrrrrr

/Albanian Education/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

PREMTIM I RI: “Do krijoj Fondin Shtetëror të Bursave, çdo vit nga 25 milionë euro do u ndahen studentëve”

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka premtuar se do të krijojë Fondin...

Gjest i mirë: Shkollat “Mehmet Gjevori” dhe “Dituria” aksion për të ndihmuar fëmijët në spitalin e pediatrisë

Shkollat "Mehmet Gjevori" dhe "Dituria" kanë ndërmarrë aksion për të ndihmuar fëmijët në spitalin...

Pensionohet mësimdhënësi Sejdi Neshati nga Bresana

Pas 42 viteve përvojë pune në arsim, pensionohet Sejdi Neshati, arsimtari i matematikës i...

Festat e fundvitit, punëtorët e shtetit pushojnë këto ditë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për ditët e pushimit për festat e...