Nxënësja Enkileda Carja nderon Shqipërinë, merr 3 medalje ari në kampionatin europian për të rinjtë

- Advertisement -

Një nxënëse shqiptare ka shkëlqyer në kampionatin europian për të rinj U15. Enkileda Carja nga Elbasani është shpallur kampione me 3 medalje ari. Është ministrja Kushi ajo që ka shpërndarë lajmin në rrjetet sociale.

- paragrafi 1 -

“Enkileda Carja, nxënësja e shkëlqyer nga Elbasani, shpallet kampione me 3 medalje ari në Kampionatin Evropian për të rinj U15”, njoftoi Kushi.

- Advertisement -

Ministrja ka shpërndarë edhe një video nga momenti i himnit kombëtar shqiptar në Arenën Kishinau, aty ku po zhvillohet kampionati i të rinjve./tvklan.al