Nga 54 shtete pjesëmarrëse nxënësja e shkollës “Ismet Rraci”, në Klinë, Ema Prenaj ka fituar medaljen e bronztë në “STEM Olympiad”.
Njoftimi i shkollës:
Një ëndërr, një sukses
Nga 54 shtete pjesëmarrëse nxënësja e SHFMU “Ismet Rraci”, Klinë EMA PRENAJ fitoj medaljen e bronztë.
Urime të përzemërta nxënëses , Ema Prenaj, për suksesin e saj të jashtëzakonshëm në “STEM Olympiad”, ku fitoi Medaljen e Bronzit në Matematikë në një garë ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 54 shtete të botës.
Ky është një rezultat që e bënë krenare shkollën, familjen dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Urojmë që ky sukes të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi të mbushur me suksese edhe më të mëdha.
Urime prindërve, arsimtarit të lëndës dhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje.