Nxënësja e shkollës “7 Marsi” në Prishtinë, Elsa Krasniqi, është fituese e Olimpiadës Shtetërore të Gjuhës Shqipe në nivel të Kosovës, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Nxënësja e shkollës sonë Elsa Krasniqi është fituese e Olimpiadës Shtetërore të Gjuhës Shqipe në nivel të Kosovës.
Elsa tani do ta përfaqësojë shkollën tonë në Olimpiadën e Përbashkët të Gjuhës Shqipe Kosovë- Shqipëri 🇽🇰🇦🇱 e cila do të mbahet në Tiranë me 10 prill 2025.
Suksese Elsa!
Urojmë të na kthehesh me fitore nga Tirana!