Nxënësja Elsa Bunjaku nga Shtimja, një artiste që meriton vëmendjen e të gjithëve

- Advertisement -

Elsa Bunjaku është nxënëse e klasës së 12-të në gjimnazin e shkencave të natyrës “Naim Frashëri” në Shtime.

Ajo është e tejet e talentuar në pikturë, ku holli i shkollës është i plotësuar me punimet e saj, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Deri më tani ka marrë pjesë në dhjetra eskpozita brenda shkollës dhe brenda komunës.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Elsa Bunjaku, një artiste që meriton vëmendjen tonë

Elsa Bunjaku është nxënëse e klasës së 12-të në gjimnazin e shkencave të natyrës. Ka sukses të shkëlqyer falë punës së palodhshme të saj.

Krejt ndryshe nga që pritet për një nxënës në këtë drejtim, ajo ka shfaqur një talenet dhe interesim për pikturën.

Njihet për natyrën e qetë dhe të dashur. Pikturat e saj të bëjnë për vete që në shikim të parë.

Deri më tani ka marrë pjesë në dhjetra eskpozita brenda shkollës dhe brenda komunës. Ajo për punën e saj ka marrë po ashtu disa herë mirënjohje.

Holli i shkollës është i plotësuar me punimet e saj.
Suksese për Elsen!

AlbanianEducation.net ©