Nxënësja Elsa Abedini nga Prishtina përfaqëson Kosovën në festivalin ndërkombëtar në Durrës



nder titull

- Advertisement5 -

Nxënësja Elsa Abedini, e klasës IV/1 në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë, po merr pjesë në festivalin ndërkombëtar “Luajmë dhe Vallëzojmë”, i cili po mbahet në Durrës të Shqipërisë.

- paragrafi 1 -

E njohur për suksesin e saj të shkëlqyer në mësime dhe sjelljen shembullore, Elsa po përfaqëson denjësisht shkollën, Prishtinën dhe Kosovën në këtë ngjarje kulturore, ku marrin pjesë grupe artistike nga vende të ndryshme.

- Advertisement - M1

Përmes interpretimit të valleve dhe traditave shqiptare, fëmijët pjesëmarrës po prezantojnë kulturën dhe vlerat tona kombëtare para një audience ndërkombëtare, duke promovuar trashëgiminë kulturore dhe talentin e brezit të ri.

723144764 1545534540702643 8908926411819952258 n

Festivali “Luajmë dhe Vallëzojmë” shërben si një platformë për shkëmbim kulturor, krijimin e miqësive të reja dhe zhvillimin e aftësive artistike të fëmijëve.

- Advertisement - m2

Nga shkolla “Xhavit Ahmeti” i kanë uruar Elsës suksese dhe përvoja të paharrueshme gjatë pjesëmarrjes së saj në këtë festival ndërkombëtar.

Shqip | English