E martë, 25 Shkurt, 2025

Nxënësja Elona Zeneli nga Kaçaniku fituese e vendit të parë në garat e recituesve

- Advertisement1-

Në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut 2024”, janë mbajtur dje garat regjionale të recituesve për nxënësit e shkollave të mesme.

Një fjalë përshëndetëse, në emër të Institucioneve Komunale të Vitisë e mbajti drejtoresha për Arsim Arta Ajeti, e cila pasi ka falënderuar gjitha shkollat pjesmarrëse theksoi se prania juaj në garat e recituesve, e madhështon këtë Flakadan.

- Advertisement -

“Garat regjionale të recituesve janë një platformë e shkëlqyeshme për të treguar aftësitë e tyre në poezi. Është një rast emocionues ku recituesit mund të ndajnë pasionin e tyre me publikun dhe të fitojnë vlerësimin që meriton talenti i tyre.
Angazhimi i nxënësve për dije dhe arritje profesionale, është parakusht për realizimin e amanetit të dëshmorëve. Vet pjesëmarrja e juaj në garat e recituesve, është kontribut i madh dhe po i jepni madhështi Manifestimit “Flakadani i Karadakut”.
Ju po nderoni figurën e dëshmorit Nijazi Azemi-komandant Mjekrra, për çka po mbahet ky Manifestim”, u shpreh drejtoresha Ajeti.

Poashtu ajo ju ka uruar suksese gjithë nxënësve pjesëmarrës në garën e sotme.
Në emër të shkollave pjesëmarrëse, një fjalë rasti ka mbajtur edhe profesoresha Arlinda Klaiqi.

Vlerësuar ga juria e përbërë nga profesorët e shkollave pjesëmarrëse, vendin e parë e zuri nxënësja Elona Zeneli nga Kaçaniku, vendin e dytë Bleona Krasniqi – Kamenicë dhe vendin e tretë Arbesa Misini nga Vitia.

Pjesmarrës në këtë takim ishin familja e dëshmorit Nijazi Azemi-komandant Mjekrra, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe profesorë nga shkollat garuese.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...