Nxënësja Elona Suka nga Malisheva promovi librin me poezi “Ëndërrimet e mia”



nder titull

- Advertisement5 -

Në ambientet e shkollës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, është mbajtur promovimi i librit me poezi “Ëndërrimet e mia” të nxënëses së klasës së IV/4, Elona A. Suka.

- paragrafi 1 -

Redaktori dhe lektori i librit, Hamdi Mazreku, bëri një analizë rreth përmbajtjes së veprës, duke theksuar se poezitë e Elonës trajtojnë tema që lidhen me familjen, rrethin shoqëror.

- Advertisement - M1

Para të pranishmëve foli vetë autorja, Elona A. Suka, e cila emocionoi të gjithë me interpretimin e një poezie kushtuar babait të saj.

Njoftimi i shkollës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë:

📚 PËRUROHET LIBRI I RADHËS I NXËNËSVE TË SHFMU “IBRAHIM MAZREKU”

- Advertisement - m2

Sot, në ambientet e SHFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, u mbajt promovimi i librit me poezi “Ëndërrimet e mia” të nxënëses së klasës së IV/4, Elona A. Suka.

Programin e moderoi me shumë përkushtim nxënësja Rejana Krasniqi, ndërsa aktivitetin e hapi drejtoresha e shkollës, Rrezartë Mazreku Kastrati, e cila përgëzoi autoren për këtë arritje të veçantë dhe vlerësoi rëndësinë e kultivimit të talentit dhe dashurisë për librin që në moshë të hershme.

Me fjalë përshëndetëse para të pranishmëve u paraqit edhe shefi i DKA-së, Sabit Berisha, i cili vlerësoi punën e shkollës dhe suksesin e nxënëses së re autore.

Më pas, redaktori dhe lektori i librit, Hamdi Mazreku, bëri një analizë rreth përmbajtjes së veprës, duke theksuar se poezitë e Elonës trajtojnë tema që lidhen me familjen, rrethin shoqëror, mësuesen, heroin Ibrahim Mazreku dhe vlera të tjera që e frymëzojnë autoren në jetën e saj të përditshme.

Fjalë rasti mbajti edhe mësuesja Donjetë Paçarizi Kastrati, e cila foli për talentin, përkushtimin dhe dashurinë e Elonës për leximin dhe shkrimin.

Një atmosferë të veçantë krijuan shoqet dhe shokët e klasës së Elonës, të cilët e uruan autoren dhe lexuan poezi të përzgjedhura nga libri i saj.

Në fund, para të pranishmëve foli vetë autorja, Elona A. Suka, e cila emocionoi të gjithë me interpretimin e një poezie kushtuar babait të saj.

Ky promovim përbën një tjetër sukses për shkollën tonë dhe dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm në mbështetjen e nxënësve të talentuar dhe zhvillimin e krijimtarisë letrare në mesin e tyre.

Falënderojmë të gjithë mysafirët, prindërit, mësimdhënësit, nxënësit dhe dashamirët e librit që na nderuan me praninë e tyre dhe kontribuuan në suksesin e kësaj ngjarjeje të bukur kulturore.

Urojmë Elonën për këtë arritje të veçantë dhe i dëshirojmë shumë suksese në rrugëtimin e saj të ardhshëm krijues! 📖🌹👏

Shqip | English