Sot, në hollin e shkollës “Mehmet Gjevori”, në Prishtinë u hap ekspozita artistike e nxënëses Ela Kamberi, shkruan AlbanainEducation.net.
Kjo ekspozitë paraqet një përmbledhje të punimeve të saj gjatë një viti shkollor.
Përmes pikturave dhe vizatimeve, ajo shpreh botën e saj të brendshme emocionale, si dhe këndvështrimin e saj mbi realitetin që e rrethon.



Postimi i shkollës:
Sot, në hollin e shkollës sonë, u hap ekspozita artistike e nxënëses sonë të shkëlqyer, Ela Kamberi.
Kjo ekspozitë paraqet një përmbledhje të punimeve të saj gjatë një viti shkollor.
Përmes pikturave dhe vizatimeve, ajo shpreh botën e saj të brendshme emocionale, si dhe këndvështrimin e saj mbi realitetin që e rrethon.
Ela dallohet si nxënëse e shkëlqyer edhe në lëndët e tjera, veçanërisht për sjelljen dhe edukatën e saj shembullore. Ekspozita e sotme është dëshmi e talentit dhe dashurisë që ajo ka për artin, si dhe një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik.
Ne, si staf i shkollës, jemi shumë krenarë për Elën dhe urojmë që kjo ekspozitë të jetë vetëm fillimi i shumë sukseseve të tjera artistike.