Nxënësja e shkollës në Gadime vendosi mbulesën, mungoi dy javë në shkollë

- Advertisement5 -

Nxënësja e shkollës në Gadime vendosi mbulesën, mungoi dy javë në shkollë.

- paragrafi 1 -

Këtë e ka konfirmuar drejtori i shkollës, Skender Ademi, i cili tha po ashtu se nxënësja me mbulesë ka vazhduar mësimin nga dita e hënë, më 13.05.2024.

- Advertisement - M1

Familja e nxënëses nuk kanë pranuar të deklarohen para kamerës për vendimin e vajzës së tyre që është mbuluar.

Ndërsa, sa i përket periudhës që vajza nuk e ka vijuar mësimin, nga familja e vajzës thanë se nuk e kishte lënë drejtoria e shkollës ta vazhdojë mësimin me mbulesë.

Nga Drejtoria e Arsimit në Lipjan u shprehën se nuk janë në dijeni për sa kohë ka munguar saktësisht nxënësja në shkollë.

- Advertisement - m2

Në anën tjetër, sipas udhëzimit administrativ numër 06/2014 të Ministrisë së Arsimit, nxënësve u ndalohet bartja e uniformës fetare.

Drejtori i shkollës “Zenel Hajdini”, Skender Ademi, ka treguar se nuk e kishte parë të mbuluar vajzën, porse me të kishte biseduar zëvendësdrejtoresha e shkollës.

Sipas Ademit, ata nuk kanë marrë vendim që ta largojnë nxënësen nga shkolla për shkak të mbulesës.

“Unë me nxënësen, nuk e kam parë të mbuluar, nuk e kam parë absolutisht. Fillimisht, paraprakisht zëvendësja ka biseduar me të: “Pse me u mbulu? Je ende e re, është herët me marrë një vendim të tillë”. Në bazë të një udhëzimi që e kemi edhe është e ndaluar tek e fundit fëmija me qenë me mbulesë në shkollë. Pavarësisht atyre bisedave, kjo nuk e ka vazhduar mësimin, s’e ka vazhduar” – ka deklaruar Ademi për KALLXO.com.

Ademi më pas kishte biseduar me prindin e vajzës, të cilin ishte munduar ta bindte që vajza të angazhohet në mësim, kurse për mbulesën të vendoste pas një kohe, sipas tij, kur të rritet dhe është e vetëdijshme për një vendim të tillë.

Por, ai i kishte theksuar se nxënësja mund të vijë në shkollë edhe nëse nuk e heq mbulesën.

Shkrimi i plotë KËTU