Nxënësja e Gjimnazit të Pejës largohet nga mësimi për shkak të shamisë, Maliqi: Është e turpshme, ju lutem Ministre Nagavci bëni diçka

- Advertisement -

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi ka kërkuar shfuqizimin e udhëzimit administrativ që ndalon uniformën fetare në shkolla.

- paragrafi 1 -

Këtë kërkesë, imami Labinot Maliqi e ka bërë pasi një 18 vjeçare nga Peja është përjashtuar nga shkolla për shkak të bartjes së shamisë në shkollë.

- Advertisement -

Në një konferencë për media, Maliqi ka kërkuar që ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të ndërmarrë masa ndaj këtij institucioni arsimor.

Ai ka thënë se një nxënëse është përjashtuar nga shkolla “Bedri Pejani” në Pejë, me vendim të drejtorit të shkollës.

“Është e turpshme që një nxënëse shembullore të përjashtohet nga shkolla për shkak të shamisë”, tha Maliqi.