E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Nxënësja denoncon mësuesen që e gjeti me telefon në klasë: E ofendova se më dhunoi dhe bullizoi, erdhi te banka më kapi për flokësh

- Advertisement1-

Një 13-vjeçare ka denoncuar mësuesen pranë Komisariatit të Policisë numër 4 në Tiranë, tha një burim policor i Gazetasi.al.

Vajza, e cila është nxënëse në një shkollë të njohur, u paraqit së bashku me të ëmën dhe kërkoi një agjent për t’u rrëfyer. Së bashku me të, në tavolinë me të miturën me emrin C., u ul edhe një psikologe. Fëmija kujton se dita ishte normale deri në çastin kur pasi mbylli orën e matematikës, po bëhej gati për lëndën e anglishtes.

- Advertisement -

Një 13-vjeçare ka denoncuar mësuesen pranë Komisariatit të Policisë numër 4 në Tiranë, tha një burim policor i Gazetasi.al. Vajza, e cila është nxënëse në një shkollë të njohur, u paraqit së bashku me të ëmën dhe kërkoi një agjent për t’u rrëfyer. Së bashku me të, në tavolinë me të miturën me emrin C., u ul edhe një psikologe. Fëmija kujton se dita ishte normale deri në çastin kur pasi mbylli orën e matematikës, po bëhej gati për lëndën e anglishtes.

Një 13-vjeçare ka denoncuar mësuesen pranë Komisariatit të Policisë numër 4 në Tiranë, tha një burim policor i Gazetasi.al. Vajza, e cila është nxënëse në një shkollë të njohur, u paraqit së bashku me të ëmën dhe kërkoi një agjent për t’u rrëfyer. Së bashku me të, në tavolinë me të miturën me emrin C., u ul edhe një psikologe. Fëmija kujton se dita ishte normale deri në çastin kur pasi mbylli orën e matematikës, po bëhej gati për lëndën e anglishtes.

Sipas policisë, pas këtij çasti, ajo është drejtuar për në banesë, ku dhe i ka treguar të ëmës se çfarë i kishte ndodhur në klasë, duke iu qarë asaj se ishte bullizuar dhe madje, se mësuesja kishte vënë dorë ndaj saj.

Policia i tha Gazetasi.al, se pas rrëfimit të fëmijës në prani të psikologut dhe të ëmës, thërriti menjëherë mësuesen. Por mësuesja ka folur për karrierën e saj, duke kujtuar se kishte shtatë vite në këtë profesion dhe nuk kishte pasur asnjë konflikt. Dita e mosmarrëveshjes me fëmijën, nisi për shkak të mos vëmendjes së nxënëses.

“Ajo nuk ishte e përqendruar, luante në telefon. Në një moment, që të përqendrohej, i mora telefonin nga dora. U bë agresive dhe m’u drejtua” ‘O zyshe, o zyshe’, por s’më tha se kishte ndonjë problem. Doli në klasë dhe më ofendoi para nxënësve: ‘Kjo qenka debile fare’”. Policia përmend për Gazetasi.al, se në dëshminë e saj, mësuesja insiston se nxënësja kishte varësi nga telefoni dhe shpesh ishte munduar ta fokusonte në mësime.

“Kjo nxënëse nuk më kërkoi për asnjë moment se donte të shkonte në tualet. Aty kanë qenë të pranishëm të gjithë nxënësit e klasës. Në asnjë moment nuk e kam bullizuar dhe as e kam prekur. Është e vërtetë që i kam kërkuar të dilte jashtë derisa të qetësohej dhe këtë çështje e kam sqaruar edhe me nënën e saj”, – deklaron mësuesja. Policia i thotë Gazetasi.al, se pasi i ka dëgjuar të dyja palët, ua ka bërë të qartë se në rast problemesh të tilla, duhet të ndjekin rrugën ligjore, por cila është ajo, asnjë nga palët nuk e di.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...

Kjo është një klasë e improvizuar pas luftës në Gjakovë

Drejotresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka publikuar një fotografi të një klase...