Nxënësja Dea Fejzullahu nga Prishtina boton librin e parë me titull “Det mendimesh”

- Advertisement -

Nxënësja Dea Fejzullahu nga shkolla “Elena Gjila” në Prishtinë ka botuar librin e parë me titull “Det mendimesh”, shkruan Albanian Education.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

U promovua libri me poezi “Det mendimesh”

Dea Fejzullahu, nxënëse e klasës së 7-të, promovoi librin e saj të parë në bibliotekën e shkollës sonë.
Pjesëmarrës në këtë promovim libri ishin: koordinatori i shkollës, arsimtarë të lëndës së Gjuhës Shqipe, familjarët e Deas dhe nxënës të shkollës.
Në fjalën e tij, koordinatori i shkollës përgëzoi nxënësen për suksesin dhe mes të tjerash u shpreh: “Gëzohem që shkolla ka nxënës të talentuar që ia ngrisin imazhin asaj nëpërmjet artit.”
Pastaj fjalën e mori, mësimdhënësi i Gjuhës Shqipe, i cili, vlerësoi lart përdorimin e gjuhës së figurshme, artikulimin e ndjenjave me mendimin, etj. Nëpërmjet pozisë, autorja ka shfaqur përjetimet e veta, si: kënaqësitë, dëshirat, shpresat, etj.
Mësimdhënësi përmbylli fjalën e tij duke kujtuar disa vargje të Azem Shkrelit në poezinë e tij “Katër këshilla vetes”, i cili, ndër të tjera shprehet:

Mos u bëj poet, nëse s’mund të lindësh,
Me secilin varg, të lindësh me secilën fjalë.

Mos u bëj poet, nëse s’mund të vdesësh
Për secilin varg, të vdesësh për secilën fjalë.

- Advertisement -

Më pas, fjalën e mori autorja që t’i informojë më tepër për motivimin, frymëzimin dhe vlerën artistike të poezive.

Gjithmonë krenarë me nxënësit tanë të suksesshëm!

Deas i punoftë mendja e shëndeti, mendimet e saj mos u shterrofshin asnjëherë!
Le të jetë vetëm fillimi i sukseseve të saj!