E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nxënësja Brendona Aliu që në janar emigroi në Gjermani, kthehet në Kosovë për ta promovuar librin “Në një liqen duke endërruar”

- Advertisement1-

Nxënësja nga Fushë Kosova, Brendona Aliu, e cila në muajin janar ka emigruar në Gjermani është rikthyer në shkollën e saj në Kosovë për të promovuar librin “Në një liqen duke endërruar”, shkruan AlbanianEducation.net.

Në njoftimin e shkollës thuhet se poezitë e Brendonës shquhen për karakterin e tyre atdhetar, për ndërgjegjësimin social, si dhe për ndjenjat e thella për shkollën tonë, mësimdhënësit dhe tema të tjera të rëndësishme për jetën.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Në shkollën tonë, sot u promovua libri me poezi “Në një liqen duke endërruar”, nga ish nxënësja e klasës VI/3, Brendona Aliu.

Për talentin e saj që nga fëmijëria e hershme, foli mësuesja Sebahate Sopjani, po ashtu dhe drejtori i shkollës Sabri Xhigoli i uroi suksese në rrugëtimin e saj.

- Advertisement -rrrrrrr

Brendona edhe pse ka migruar në Gjermani, që nga janari i këtij viti, ku po vazhdon shkollimin e saj, pasioni për shkrimin nuk i ka humbur.

Ajo është një frymëzim i vërtetë për të gjithë bashkëmoshatarët me talentin e saj.

Poezitë e Brendonës shquhen për karakterin e tyre atdhetar, për ndërgjegjësimin social, si dhe për ndjenjat e thella për shkollën tonë, mësimdhënësit dhe tema të tjera të rëndësishme për jetën.

Ne jemi të lumtur që kemi pasur një nxënëse si Brendona në shkollën tonë, po ashtu për sukseset e saj.

Jemi të bindur se do të vazhdojë të ndriçojë në çdo aspekt të jetës kudo që jeton!
Shëndet dhe suksese të shumta në botën e artë të shkrimit!📚📖

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...