Nxënësja Berra Kruemali nga Prizreni të hënën mban koncertin e parë solistik në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”

- Advertisement -

Berra Kruemali, nxënëse e shkollës të Mesme të Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren të hënën, më 12 maj, do të mbaj koncertin solistik në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, me fillim nga ora 19:00, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Berra ka thënë për AlbanianEducation.net se ky koncert shënon një hap të rëndësishëm për të si muzikante, ku do të interpretoj vepra të autorëve të njohur klasikë që e kanë frymëzuar gjatë rrugëtimit të saj muzikor.

- Advertisement -

“Koncerti zhvillohet me mbështetjen e profesoreshës sime Kaltrina Krasniqi, në bashkëpunim me korepetitoren Ilirjana Rekathati dhe me pjesëmarrjen e mysafires speciale Ulpiana Gërmizaj”, ka thënë ajo për AlbanianEducation.net.