Shkolla “Xhevdet Doda” në Prishtinë ka njoftuar se nxënësja Bardha Kurtishi është pjesë e ekipit të Kosovës në Olimpiadën Evropiane të Matematikës për Vajza – EGMO 2025, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës “Xhevdet Doda”:
Me krenari njoftojmë se Bardha Kurtishi, nxënëse e dalluar e Gjimnazit “Xhevdet Doda”, është pjesë e ekipit të Kosovës në Olimpiadën Evropiane të Matematikës për Vajza – EGMO 2025.
Kjo është hera e dytë që nxënëset e gjimnazit tonë përfaqësojnë Kosovën në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare, duke dëshmuar përkushtimin dhe cilësinë e lartë të arsimit në shkollën tonë.
I urojmë shumë suksese Bardhës dhe gjithë ekipit të Kosovës në këtë sfidë të rëndësishme dhe inspiruese!