E diel, 23 Shkurt, 2025

Nxënësja Arlinda Haliti: Ndryshimi nis nga vetja jonë

- Advertisement1-

Shkruan nxënësja Arlinda Haliti 

Pajtohem plotësisht për sa i përket mungesës së psikologëve, kabineteve, palestrave sportive dhe bullizmit që është i përhapur në masë aq të madhe.

- Advertisement -

Keni të drejtë dhe pajtohem plotësisht me ju për të gjitha arsyet e lartcekura, por assesi nuk mund të pajtohem kur ju fajësoni ministrinë dhe profesorët për cilësinë e dobët të arsimit në shkollat tona.

Të nderuar,
Para se t’ua drejtojmë gishtin të tjerëve, së pari të sigurohemi që ne si nxënës jemi në rregull dhe nuk i kontribuojmë negativisht cilësisë së arsimit.

E di unë, e dini dhe ju të gjithë se sa i madh është numri i nxënësve që shkollën e shohin si një vend argëtimi, dhe jo si një vatër diturie.

Nxënësi shkon në shkollë me armë, cigare, drogë e gjëra të atilla të shpifura dhe përsëri fajin ua hedh udhëheqësve arsimorë kinse ata nuk dinë ta bëjnë punën e tyre si duhet dhe kjo ndikon që vendi ynë të ketë shkallë të ulët të cilësisë së arsimit.

Mos t’ia drejtojmë gishtin askujt kur vetë jemi fajtorët më mëdhenj.

Ndryshimin do ta realizojmë vetëm atëherë kur e nisim atë nga vetja jonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....