Nxënësja e klasës V/2, Aria Tmava nga shkolla “Hasan Prishtina”, ka shënuar sukses në garat e mbajtura në Stamboll, duke u dalluar me një çmim të veçantë.
Ajo është vlerësuar me çmimin “Interpretimi më i Mirë i një Vepre Bashkëkohore”, një njohje që shpërblen talentin dhe performancën e saj artistike në këtë garë.
Drejtoria e shkollës ka uruar nxënësen për arritjen, duke i dëshiruar suksese të mëtejme në gara të tjera artistike dhe në zhvillimin e saj të vazhdueshëm në fushën e artit.
