Nxënës nga klasët e V-ta dhe të VI-ta të shkollës “Jeronik Derada” në Ferizaj me rezultate të shkëlqyera në garat komunale të matematikës, shkruan AlbanianEducation.net.
Nxënësja Arba Hamiti V/2 ka zënë vendin e parë dhe Jonar Grainca V/4-vendin e tretë
Njoftimi:
Nxënës nga klasët e V-ta dhe të VI-ta me rezultate të shkëlqyera në garat komunale të matematikës
Në garat Komunale të Matematikës të cilat janë organizuar për klasat e V-ta dhe të lV-ta të mbajtura ditë më parë, 3 nxënës nga shkolla jonë kanë rrëmbyer vendet e para duke treguar kështu një rezltat të shkëlqyer në mesin e shumë garuesve të moshës së tyre.
Në nivelin e klasëve të
V-ta këta nxënës janë treguar mjaft të suksesshëm
•Arba Hamiti V/2 -vendi i parë
•Jonar Grainca V/4-vendi i tretë
Ndërkaq në nivelin e nxënësve të klasëve të VI-ta
•Ajana Osmani nga klasa VI/1 ka nxënë vendin e parë.
Nxënësit fitues , mësueset e tyre dhe mësimdhënësit e matematikës i ka përgëzuar drejtoresha e shkollës në një takim me ta.
Ajo u tha se gara për dije sjell vetëm suksese për nxënësit,
por edhe për shkollën prandaj krenaria është e të gjithëve kur këto rezultate e radhisin shkollën “Jeronim de Rada” ndër shkollat më të mira në nivel të komunës dhe të vendit.