Nxënësja Arba Amataj, përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet në garat ndërkombëtare në Poloni

- Advertisement -

Nxënësja e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, Arba Amataj, nën udhëheqjen e mësuese Esmeralda Bana, përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet në garat kombëtare dhe ndërkombëtare të mbajtura në Poloni, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi:

- Advertisement -

Jemi krenare për nxënësen tonë, Arba Amataj, e cila, nën udhëheqjen e mësuese Esmeralda Bana, përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet në garat kombëtare dhe ndërkombëtare të mbajtura në Poloni. 🇦🇱✨

Projekti i saj inovativ, i titulluar “eID”, jo vetëm që spikati për kreativitetin dhe zgjidhjet teknologjike që ofron 🌟💡, por gjithashtu dëshmoi nivelin e lartë të përgatitjes së nxënësve të shkollës sonë, “Petro Nini Luarasi”. 🎓📚

Puna e përbashkët e Arba Amataj dhe mësuese Esmeralda Bana na frymëzon dhe na bën krenarë për arritjet e brezave të rinj. 🙌🌍

- Advertisement -

Suksese të mëtejshme për përfaqësimin e shkëlqyer të shkollës sonë dhe vendit tonë! 🏆❤️