Nxënësja Anisa Rashica kualifikohet në finalen Ndërkombëtare të ‘Einstein Olympiad’, shkruan AlbanianEducation.net.
‘Einstein Olympiad’ është një olimpiadë ndërkombëtare në fushën e matematikës dhe shkencës, e themeluar në vitin 2024 në Berlin nga Albert Einstein Education Center.
Finalja ndërkombëtare do të mbahet nga 26 deri më 30 tetor 2026 në Berlin, Gjermani, ku Anisa do të ketë mundësinë të përfaqësojë shkollën “Daut Bogujevci” dhe vendin tonë në mesin e nxënësve më të suksesshëm nga vende të ndryshme të botës.
Një falënderim dhe mirënjohje e veçantë shkon për mësuesen Valdete Sopa, e cila me përkushtim të palodhshëm i udhëheq, i inkurajon dhe i motivon nxënësit që të marrin pjesë në aktivitete të këtij niveli.

Njoftimi i shkollës:
Nxënësja Anisa Rashica kualifikohet në Finalen Ndërkombëtare të Einstein Olympiad
Me krenari ju njoftojmë se nxënësja Anisa Rashica, e klasës III/1 në SHFMU “Daut Bogujevci”, është kualifikuar në Finalen Ndërkombëtare të Einstein Olympiad në Shkencat e Natyrës, pas pjesëmarrjes së suksesshme në fazën preliminare të mbajtur më 23 maj 2026 në Prishtinë, në Kosova Global Talent Center.
Einstein Olympiad është një olimpiadë ndërkombëtare në fushën e matematikës dhe shkencës, e themeluar në vitin 2024 në Berlin nga Albert Einstein Education Center. Kjo garë synon të bashkojë nxënës nga vende të ndryshme përmes sfidave që zhvillojnë mendimin logjik, kreativitetin dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve shkencore.
Finalja ndërkombëtare do të mbahet nga 26 deri më 30 tetor 2026 në Berlin, Gjermani, ku Anisa do të ketë mundësinë të përfaqësojë shkollën dhe vendin tonë në mesin e nxënësve më të suksesshëm nga vende të ndryshme të botës.
I urojmë Anisës shumë suksese në finalen ndërkombëtare dhe e përgëzojmë për këtë arritje të shkëlqyer, e cila është krenari për familjen, shkollën dhe komunitetin tonë arsimor.