E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nxënësja Anika Hajdari nga Prishtina promovon librin e saj të parë në prani të nxënësve e mësimdhënësve

- Advertisement1-

Anika Hajdari, nxënëse e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë ka bërë promovimin e librit të saj të parë në prani të nxënësve dhe mësimdhënësve, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi i  shkollës:

Në hapsirën e shkollës sonë, sot nxënësja e klasës V-3 Anika Hajdari bëri promovimin e librit të saj të parë në prani të nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës sonë.

Ky libër është një pasuri e madhe për të gjithë dashamirët e librit për fëmijë.

Gjersa fliste me aq dashuri për librin, ajo frymëzoi dhe këshilloi bashkëmoshatarët për të ndjek hapat e saj.

Fëmijët ishin mjaft kureshtar dhe realizuan një diskutim frytëdhënës me shumë mesazhe edukative.

Madje me plot pasion ajo para tyre prezantoi edhe poezitë e saj te preferuara kushtuar mësuesës dhe prindërve të saj.

- Advertisement -rrrrrrr

Anikës i dëshirojmë suksese pafund dhe mbarësi në rrugëtimin e nisur!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...