Nxënësja Amela Rizvanolli spikat në garën e artit figurativ në shkollën “Yll Morina” në Gjakovë

- Advertisement5 -

Në kuadër të aktiviteteve të Klubit të Arteve, në shkollën “Yll Morina” është organizuar një garë artistike mes nxënësve të klasave të nënta, nën udhëheqjen dhe realizimin e mësimdhënëses së Artit Figurativ, Alba.

- paragrafi 1 -

Gjatë kësaj gare, nxënësit patën mundësinë të shfaqin talentin dhe kreativitetin e tyre në artin figurativ, përmes teknikave të ndryshme të vizatimit dhe hijezimit.

- Advertisement - M1

Si nxënësja më e veçantë e aktivitetit u përzgjodh Amela Rizvanolli, e cila u vlerësua për mënyrën e përdorimit të vijave, hijezimin dhe shprehjen artistike në punimet e saj.

709287274 1750169335940048 4345931175195082019 n

Nga shkolla u shprehën urime për Amelën, duke i dëshiruar suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj artistik dhe kreativ.

- Advertisement - m2

Shqip | English