Nxënësja Amela Elezi realizoi detyrë laboratorike të shkëlqyer dhe fitoi vendin e parë në nivel vendi

- Advertisement5 -

Shkolla “Xhevdet Doda” ka kënaqësinë të ndajë me publikun sukseset e jashtëzakonshme të nxënëses së saj, Amela Elezi, e cila ka arritur rezultate të larta në nivel vendi në fushën e fizikës.

- paragrafi 1 -

Me përkushtim të lartë, punë të pavarur dhe kreativitet të dalluar, Amela realizoi një detyrë laboratorike në mënyrë të shkëlqyer, duke u renditur në vendin e parë në nivel vendi për punë eksperimentale.

- Advertisement - M1

Ky sukses u pasua vetëm disa ditë më vonë nga një tjetër arritje madhore, ku ajo fitoi vendin e parë edhe në pjesën teorike të fizikës në garat shtetërore.

nxx

Këto rezultate e konfirmojnë Amela Elezin si një talent të veçantë dhe premtues në fushën e shkencës, duke e renditur ndër nxënësit më të suksesshëm në historikun e shkollës “Xhevdet Doda”.

- Advertisement - m2

Vlen të theksohet se edhe vitin e kaluar, Amela ishte përfaqësuese e Kosovës në Olimpiadën Botërore të Fizikës, e cila u mbajt në Francë, duke përfaqësuar me dinjitet vendin dhe arsimin tonë.

Shkolla “Xhevdet Doda” shpreh krenarinë e saj të thellë për këto arritje dhe i uron Amelës suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj akademik, duke qenë frymëzim për nxënësit dhe komunitetin arsimor.