Gjimnazi “Xhevdet Doda”, ka njoftuar se nxënësja Amela Elezi, është përzgjedhur për herë të tretë për të përfaqësuar Kosovën në garat ndërkombëtare të Fizikës, shkruan AlbanianEducation.net.
Këtë vit, ajo do të marrë pjesë në Olimpiadën Evropiane të Fizikës që do të mbahet në muajin qershor në Suedi, si dhe në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës që do të mbahet në muajin korrik në Kolumbi.
Postimi i shkollës:
Me shumë krenari ju njoftojmë se nxënësja jonë, Amela Elezi, është përzgjedhur për herë të tretë për të përfaqësuar Kosovën në garat ndërkombëtare të Fizikës.
Këtë vit, ajo do të marrë pjesë në Olimpiadën Evropiane të Fizikës që do të mbahet në muajin qershor në Suedi, si dhe në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës që do të mbahet në muajin korrik në Kolumbi.
Amela u kualifikua si pjesë e ekipeve përfaqësuese pas rezultateve të jashtëzakonshme në garat vendore, duke fituar vendin e parë në garën shtetërore të Fizikës, në Olimpiadën Kosovare të Fizikës dhe në garën eksperimentale të Fizikës.
Kujtojmë se ajo ka përfaqësuar Kosovën edhe në dy vitet e kaluara, duke dëshmuar nivel të lartë të dijes dhe përkushtimit, dhe duke u bërë një ambasadore e shkëlqyer e vendit tonë në fushën e shkencës.
I urojmë Amelës shumë suksese në garat ndërkombëtare!
