Nxënësja Amber Spahi, nga gjimnazi “Qemal Stafa” ka zënë vendin e parë në Olimpiadën Kombëtare të Letërsisë, shkruan Albanianeducation.net.
Njoftimin e ka dhënë ministrja ë arsimit, Ogerta Manastirliu.
Postimi i saj:
Urime 12 Fituesve të Fazës Finale të Olimpiadës Kombëtare të Letërsisë!
431 nxënës u përballën në fazën e fundit të kësaj #olimpiade nga i gjithë vendi, duke shënuar një numër rekord të pjesëmarrësve në Vitin e Gjuhës Shqipe.
Vendi i parë u fitua nga Amber Spahi, gjimnazi “Qemal Stafa”.
Vendi i dytë u fitua nga nxënësit Sara Leka, gjimnazi “Qemal Stafa”, Tiranë, Klevis Korriku, gjimnazi “Shote Galica”, Krujë, Siriana Salliu, gjimnazi Krrabë, Tiranë, Giorgia Aliaj, gjimnazi “Rreze Drite”, Tiranë dhe Nasira Terziu, gjimnazi “Turgut Ozal”, Durrës.
Vendi i tretë, u fitua nga Nikolë Çobani gjimnazi “Don Bosko”, Tiranë, Evelita Prela, gjimnazi “Hydajet Lezha”, Lezhë, Sindi Meço, gjimnazi “Raqi Qirinxhi”, Korçë-Pustec, Gladiola Bozhaj, gjimnazi Numani, Fier, Kenza Gjyzeli, gjimnazi “Hafiz Ibrahim Dalliu”, Tiranë dhe Fjordi Toti, shkolla “Harry Fultz”, Tiranë.
Pjesëmarrja e lartë dhe arritjet e tyre janë një tregues i përkushtimit dhe dashurisë së gjimnazistëve tanë ndaj Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.
#TëTalentuar🌟