Nxënësja Altina Haderxhonaj dhuron librat e saj për bibliotekën e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan

- Advertisement5 -

Nxënësja e dalluar Altina Haderxhonaj i dorëzoi drejtorit të Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, dy libra të autorësisë së saj, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Drejtori i shkollës e përgëzoi Altinën për punën, përkushtimin dhe sukseset e saj.

- Advertisement -

Ai gjithashtu i uroi vazhdimësi në krijimtari dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së shkollës për nxënësit e talentuar.

Librat e dhuruara nga Altina do të bëhen pjesë e “Këndit të krijuesve të rinj” brenda bibliotekës së shkollës, duke i dhënë nxënësve të tjerë mundësinë të njohin talentet e bashkëmoshatarëve të tyre.

libri

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Sot, në Gjimnazin tonë si shkollë elitë që formon nxënës elitarë , nxënësja e dalluar Altina Haderxhonaj i dhuroi drejtorit të shkollës dy libra të autorësisë së saj.

Drejtori i pranoi librat me kënaqësi dhe e përgëzoi Altinën për punën, përkushtimin dhe sukseset e arritura, duke i uruar vazhdimësi në krijimtari dhe përkrahje të vazhdueshme nga shkolla.

Këto libra do të jenë pjesë e këndit të krijuesve të rinj të shkollës, brenda bibliotekës së shkollës. Në ditët në vijim, shkolla do të organizojë edhe përurimin e këtyre librave.