Shkolla “Naim Frashëri”, në Podujevë ka njoftuar se nxënësja Altea Shabanaj ka botuar librin e saj të parë me titull “Poezitë dhe tregimet e mia të para”, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Promovohet libri i parë i nxënëses Altea Shabanaj
Sot, në ambientet e Galerisë së Qytetit në Podujevë, u promovua libri i parë i nxënëses së klasës së tretë, Altea Shabanaj, me titull “Poezitë dhe tregimet e mia të para”. 📚📖
