Nxënësja Alejna Selimi nga Vushtrria përuron librin e saj të tretë “Shkolla e zanave”

- Advertisement5 -

Nxënësja 13-vjeçare nga Vushtrria, Alejna Selimi, ka përuruar librin e saj të tretë të titulluar “Shkolla e zanave”, që është pjesë e serisë së librave “Aventurat në botën magjike”, shkruan Albanianeducation.net.

- paragrafi 1 -

Postimi nga kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi:

- Advertisement - M1

Pas shumë aktiviteteve, ditën e përmbylla bashkë me autoren e talentuar Alejna Selimi, që sot e përuroi librin e saj të tretë të titulluar “Shkolla e zanave”, që është pjesë e serisë së librave “Aventurat në botën magjike”.

Alejna është nxënëse vetëm 13 vjeçare, dhe çdo ditë po na bënë krenar me talentin e saj në krijimtarinë letrare, si dhe sukseset në mësime. Andaj, jam shumë i lumtur që e kemi mbështetur botimin e të tre librave të saj.

Suksese Alejna! 📕📗📘

- Advertisement - m2