Alea Reshitaj, nxënëse e shkollës “Vaso Pashë Shkodrani”, në Pejë ka zënë vendin e parë në sportin e judos në Tiranë, në Turneun Memorial Ndërkombëtar dhe Kampin e Trajnimit “Ram Kasmi”, shkruan AlbanainEducation.net.
Njoftimi i shkollës “Vaso Pashë Shkodrani”:
Nxënësja e shkollës sonë, e klasës VIII-2, Alea Reshitaj, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke zënë vendin e parë në sportin e judos në Tiranë, në Turneun Memorial Ndërkombëtar dhe Kampin e Trajnimit “Ram Kasmi”.
Urime për këtë arritje të merituar dhe suksese të mëtejshme!
