Nxënësja Alea Jupaj, fiton medaljen e artë në lëndën e matematikës, EUREKA 12

- Advertisement -

Alea Jupaj, nxënëse e shkollës ” Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ka fituar vendin e parë dhe medaljen e artë në garën kombëtare të inteligjencës në lëndën e matematikës, EUREKA 12, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

🎉 Nxënësit tanë na bëjnë krenarë! 🏆

Me kënaqësinë më të madhe, duam të ndajmë lajmin e mrekullueshëm se Alea Jupaj, nxënëse e shkollës sonë, ka fituar vendin e parë dhe medaljen e artë në garën kombëtare të inteligjencës në lëndën e matematikës, EUREKA 12! 🌟

Kjo arritje në nivel vendi dëshmon punën, përkushtimin dhe talentin e saj të veçantë në matematikë.

- Advertisement -

Një falënderim i veçantë i dedikohet mësimdhënëses Znj. Shqipe Dobra, e cila me dedikimin dhe përkushtimin e saj të palodhshëm ka qenë pjesë e këtij suksesi të madh.

Jemi krenarë që kemi në mesin tonë mësimdhënës që frymëzojnë dhe motivojnë nxënësit për të arritur majat e suksesit. 🙏

Alea, të përgëzojmë nga zemra për këtë rezultat të shkëlqyer! Ti je një shembull dhe frymëzim për të gjithë bashkëmoshatarët e tu. 💫
#KrenariaJonë #SuksesiVazhdon #EUREKA12 #Matematikë