Nxënësja Alba Çerkini, e gjimnazit “Sami Frashëri”, fituese e Garave Republikane të Kimisë për klasat e XI-ta, është shpërblyer me mirënjohje dhe një laptop nga Shoqata e Kimistëve të Kosovës, si vlerësim për suksesin dhe përkushtimin e saj në fushën e kimisë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi:
Gjimnazi “Sami Frashëri” vazhdon të krenohet me sukseset e nxënësve të tij!
Nxënësja jonë e dalluar, Alba Çerkini, fituese e Garave Republikane të Kimisë për klasat e XI-ta, është shpërblyer me mirënjohje dhe një laptop nga Shoqata e Kimistëve të Kosovës, si vlerësim për suksesin dhe përkushtimin e saj në fushën e kimisë.
Ky rezultat është fryt i punës, talentit dhe angazhimit të vazhdueshëm të Albës, por edhe i mbështetjes profesionale nga mësimdhënësit e saj Jehona Hasanaj.
Urime Albës për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe suksese të tjera në të ardhmen!