Ajlina Bylykbashi, nxënëse e klasës IV/3 në shkollën “Dardania” në Pejë, ka arritur vendin e parë në turneun ndërkombëtar të karatesë “Mësuesi Mustafë Blakaj”, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftimin e shkollës thuhet se me përkushtim, disiplinë dhe punë të palodhshme, ajo na bën krenarë të gjithëve.

Njoftimi nga shkolla “Dardania” në Pejë:
🗓️14.04.2026
Urime të përzemërta për nxënësen tonë Ajlina Bylykbashi, nxënëse e klasës IV/3, e cila ka arritur vendin e parë 🥇 në turneun ndërkombëtar të karatesë “Mësuesi Mustafë Blakaj”!
Me përkushtim, disiplinë dhe punë të palodhshme, ajo na bën krenarë të gjithëve. Suksese të mëtejshme në rrugëtimin tënd!