Nxënësja Agnesa Dauti fituese e garave rajonale të recituesve “Flakadanët e Karadakut”

- Advertisement5 -

Në kuadër të manifestimit tradicional “Flakadani i Karadakut 2026”, janë mbajtur garat rajonale të recitatorëve.

- paragrafi 1 -

Në këtë garë morën pjesë nxënës nga shkollat e mesme të Kamenicës, Gjilanit, Ferizajt dhe Vitisë.

- Advertisement - M1

Pas një gare me interpretime të nivelit të lartë artistik, vendi i parë i takoi Agnesa Dautit, nxënëse e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani.

Në vendin e dytë u rendit Nina Ramadani, ndërsa vendi i tretë i takoi nxënëses Yllka Pireva.

- Advertisement - m2

Në këtë edicion u ndanë edhe çmime të veçanta. Çmimi për interpretimin më të veçantë iu dha nxënëses Suela Fazliu, ndërsa çmimi kryesor i manifestimit, i titulluar “Zëri i Flakadanit”, iu nda nxënëses Anisa Kqiku.

Juria profesionale, e përbërë nga profesorë të shkollave pjesëmarrëse, vlerësoi lart përkushtimin dhe talentin e nxënësve, duke theksuar se garat e këtij viti sollën interpretime të fuqishme dhe emocionale, që pasqyrojnë punën dhe pasionin e të rinjve për artin e fjalës.

392d7adc ede3 4646 8147 05abca055ef2 1

Messenger creation 8AFC6E51 3FC3 4805 B594 F0ED0F808AC2