Gjimnazi i Specializuar Matematikor në Prishtinë ka njoftuar se nxënësja Adela Llapashtica, e klasës 11/1, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare duke fituar Mirënjohje Nderi në EGMO 2026 (European Girls’ Mathematical Olympiad), shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla thotë se ky rezultat është dëshmi e përkushtimit, talentit dhe punës së palodhshme që Adela ka treguar në fushën e matematikës, duke përfaqësuar me dinjitet shkollën tonë dhe vendin në një garë kaq prestigjioze.
“Suksesi i saj është frymëzim për të gjithë nxënësit tanë dhe një tregues i cilësisë së lartë akademike që kultivohet në gjimnazin tonë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i shkollës:
Lajm fantastik nga Gjimnazi i Specializuar Matematikor!
Nxënësja jonë e dalluar, Adela Llapashtica, e klasës 11/1, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare duke fituar Mirënjohje Nderi në EGMO 2026 (European Girls’ Mathematical Olympiad).
Ky rezultat është dëshmi e përkushtimit, talentit dhe punës së palodhshme që Adela ka treguar në fushën e matematikës, duke përfaqësuar me dinjitet shkollën tonë dhe vendin në një garë kaq prestigjioze.
Në këtë arritje të rëndësishme ka ndikuar natyrshëm edhe baza e fortë e dijes që ajo ka përfituar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor, si dhe përkrahja e vazhdueshme nga stafi dhe ambienti motivues i shkollës.
Suksesi i saj është frymëzim për të gjithë nxënësit tanë dhe një tregues i cilësisë së lartë akademike që kultivohet në gjimnazin tonë. I urojmë Adeles suksese edhe më të mëdha në të ardhmen dhe jemi krenarë për këtë arritje të mrekullueshme!